Flash News

KRYESORE

Vendimi i Gjykatës, financieri i Habilajve do ekstradohet në Itali

Vendimi i Gjykatës, financieri i Habilajve do ekstradohet në Itali

Nazer Seiti, i njohur si financieri i bandës së Habilajve, do të ekstradohet drejt Italisë. ‘Neës 24’ raporton se vendimi është marrë Gjykata e Tiranës pas kërkesës së dorëzuar nga Prokuroria.

Vetë Seiti kishte kërkuar të ekstradohej në Itali, ndërkohë që Gjykata e Katanias ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, si pjesëtar i bandës së trafikut të kanabisit.

Katër ton drogë u kapën nga autoritetet shqiptare në Babicë të Vlorës, ku u arrestua edhe Nazer Seiti. Ky i fundit është regjistruar disa herë në përgjigjet e kryera nga italianët ndaj bandës së Habilajve.

Të fundit