Flash News

KRYESORE

Vendimi i Gjykatës kroate: Nuk ka ekstradim për Ballist Morinën… tani për tani

Vendimi i Gjykatës kroate: Nuk ka ekstradim për Ballist

Gjykata e Lartë në Kroaci ka vendosur të kthejë për rishqyrtim çështjen e Ismail (Ballist) Morinës, ekstradimi i të cilit kërkohet nga Serbia.

Pas apelimit nga avokatët e Morinës, gjykata ka vendosur ta kthejë çështjen sërish në shkallën në parë, ku do të merret vendimi i fundit.

Kjo do të thotë se tani për tani Ismail Morina nuk rrezikon të ekstradohet drejt Serbisë, ndërkohë Tirana zyrtare ka kryer të gjitha veprimet për të penguar dërgimin e tifozit shqiptar në Beograd.

Kryeministri Edi Rama e diskutoi çështjen e Morinës edhe në takmin me homologun kroat, pak ditë më parë në Pogdoricë, ndërsa kontakte të shpeshta me autoritetet kroate ka patur edhe nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë dhe FSHF-ja.

Ditë më parë, Ismail Morina aplikoi për azil politik në Kroaci.

Të fundit