Flash News

KRYESORE

Pallati i shembur nga Rama në Vlorë i kushtoi 11.6 milionë euro taksapaguesve, por më 11 janar shuma mund të rritet në Strasburg

Pronarët e pallatit të ndërtuar në Vlore ku ishte aksioner edhe vjehrri i kreut të PD, Lulzim Basha,  jane dëmshpërblyer me 11.6 milionë euro nga qeveria “Rama”.

Siç raporton Report TV,  përfaqësia e pronarëve e kundërshton dëmshpërblimin me 11.6 milionë euro dhe e ka çuar çështjen në Strasburg dhe marrja e vendimit nga kjo gjykatë pritet që të ndodhë më 11 janar.

Pronarët e kompensuar kundërshtojnë veprimet e Inspektoriatit Kombëtar të ndërtimit, që mes datave 4 dhe 8 dhjetor kreu shembjen e kompleksit me anë të shpërthimit të kontrolluar.

Ky kompleks ishte ndërtuar pas dhënies së lejes së ndërtimit nga kryebashkiaku i atëhershëm socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika. 

Të fundit