Flash News

KRYESORE

Vendimi i Gjykatës, reagon FSHF: Nuk ka paligjshmëri, na kërkohen vetëm disa dokumenta shtesë

Vendimi i Gjykatës, reagon FSHF: Nuk ka paligjshmëri, na kërkohen

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të mos regjistruar vendimin e Asamblesë Zgjedhore, ku Armand Duka u zgjodh president.

FSHF njofton opinionin publik se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese. Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do t’i ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji.

“Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me regjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do t’i vihen në dispozicion”, thuhet në reagimin e FSHF-së.

Pas vendimit të Gjykatës, reagoi edhe ish-kandidati Bashkim Fino, i cili u shpreh se se çdo manipulim nuk do të ketë sukses para ligjit dhe drejtësisë.

Të fundit