Flash News

KRYESORE

Vendimi i BE/ Cakaj: Dështimi për çeljen e negociatave jo për shkak të qeverisë, BE është në shqyrtim të vetvetes

Vendimi i BE/ Cakaj: Dështimi për çeljen e negociatave jo

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me vendimin e marrë nga BE për të mos hapur negociatat e anëtarsimit për Shqipërinë. Sipas Cakajt, dështimi nuk ka ardhur për shkak të qeverisë, por si pasojë e një rrethane ku BE është në shqyrtim të vetvetes.

“Presidenti Macron ka shqyrtim të prerë se nuk mund të ketë zgjerim të BE pa reformim paraprak të saj. Dy vendet u trajtuan në mënyrë identike, sepe dy vendet kanë përmbushur kushtet”,  tha Cakaj.

Ai përmendi edhe ndërrimit të emrit nga ana e Maqedonisë së Veriut, gjë të cilën ministra tha se vendi fqinj e bëri për të mundësuar anëtarsimin në BE.

“Sidoqoftë vendimi u shtye sepse nuk kishte lidhje me Maqedoninë e Veriut. Njësoj si me Shqipërinë, e cila po kryen një reformë në drejtësi, të parë në rajon”, u shpreh Cakaj.

Ministri i Jashtëm përmendi edhe vendimin e Këshillit Evropian në 2018, duke theksuar se vendimi për shtyrjen e negociatave është reflektim i një vargu divergjencash në Evropë.

“Në qershor 2018 Këshilli iu përgjigj pozitivisht Shqipërisë, duke dhënë një plan vendimi konkret. Vetë vendet anëtare autorizuan komisionin për të monitoruar përparimin e Shqipërisë. Komisioni konfirmoi se Shqipëria ka bërë gjithë c’është e nevojshme për të nisur negociatat. Për shkak të cështjeve të brendshme Këshilli vendosi shtyrjen në tetor, dhe në tetor për herë të tretë nuk morëm përgjigjen e merituar. Nëse e ardhmja e BE është në pikëpyetje Shqipëria nuk mund të ofrojë përgjigje. Kjo shtyrje pasqyron një varg diverngjencash në zemër të BE. Shtyrjen e dy vendeve për në maj të 2020 nuk duhet ta kuptojmë as si përfundim të aspiratës, as si dështim, procesi i zgjerimit do të vijojë në mënyrë paralele me reformimin e brendshëm të BE.

Të fundit