Flash News

KRYESORE

Vendimi i Bundestagut, analisti gjerman: Shqipëria veçohet pjesërisht nga Maqedonia e Veriut

Vendimi i Bundestagut, analisti gjerman: Shqipëria veçohet

Analisti gjerman, Bodo Weber, anëtar i Këshilli të Politikave të Demokratizimit në Berlin, parashikon se do të ketë një veçim të pjesshëm të dy vendeve nga Gjermania.

Sipas tij, Maqedonisë së Veriut do t’i hapën negociatat,  ndërsa Shqipëria do të marrë dritën jeshile të kushtëzuar, me një numër kushtesh për t’u plotësuar përpara hapjes së bisedimeve.

“Zgjidhja duket se do të jetë një veçim i pjesshëm, Maqedonia e Veriut do të marrë dritën jeshile pa kushte, dhe Shqipëria do të marrë dritën jeshile të kushtëzuar — një numër kushtesh përpara hapjes së bisedimeve. Kjo është një lloj gjysëm zgjidhje ku të dyja anët e koalicionit qeverisës në Gjermani mund të bien dakord”, deklaroi ai në një prononcim për European Western Balkans.

Weber ishtë i pari që lajmëroi se parlamenti gjerman do të shtynte vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në qershor.

Të fundit