Flash News

KRYESORE

Vendimi i Disiplinës për Kastriotin, reagon Takaj: Policia po fsheh provat për dhunën ndaj lojtarëve

Vendimi i Disiplinës për Kastriotin, reagon Takaj: Policia po fsheh

Pas vendimit të Komisionit të Disiplinës për ekipin e Kastriotit, i cili u ndëshkua me dy ndeshje në fushë neutrale dhe gjobë 50 mijë lekë, ka reaguar edhe presidenti i skuadrës korçare, Ardjan Takaj.

Takaj e ka cilësuar si skandaloz dënimin për Kastriotin dhe ka theksuar se më shumë se dënimi i intereson zbardhja e ngjarjes në stadiumin "Redi Maloku", ku 3 lojtarë të Partizanit u dhunuan nga 25 persona të paautorizuar në brenda stadiumit.

Ai ka shkuar më tej duke thënë se policia po fsheh provat e dhunës.

“Është skandaloze, policia po fsheh provat. Nuk më duhet fare dënimi i Kastriotit, por më intereson zbardhja e atij sulmi”, është shprehur Takaj  për “Panorama Sport”.

Të fundit