Flash News

KRYESORE

Vendimi i gjykatës, ish-sekretari: Federata në moment të vështirë, Duka të përgatitet për zgjedhje të reja

Vendimi i gjykatës, ish-sekretari: Federata në moment të

Ish-sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Eduard Prodani ishte i ftuar në emisionin “Fair Play” në Neës 24, ku ka folur për çështjen e mos-regjistrimit të zgjedhjeve të FSHF nga Gjykata e Tiranës, por edhe për këtë moment të vështirë të federatës.

Sipas ish-sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, ka gjasa që gjykata të mos i pranoj zgjedhjet dhe eventualisht presidenti Duka të organizoj zgjedhje të reja.

“Federata është një moment të vështirë. Nuk besoj se juristët kanë neglizhuar dokumentet që duheshin çuar në Gjykatë për të regjistruar zgjedhjet në Asamble, por mendoj se nuk ka pasur çfarë dokumentesh të dërgojë. Edhe vendime të tjera, të marra nga kjo Asamble, mund të kompromentohen.  Nëse zgjedhjet nuk do legjitimohen, do kërkohen të bëhen zgjedhje të reja. Por, këtu do ishte një kolaps. Zgjedhjet e reja do i miratonte Komiteti Ekzekutiv, por ky komitet është i paligjshëm, i zgjedhur nga zgjedhje të palegjitimuara. Kemi të bëjmë me një rreth vicioz. Asambleja e jashtëzakonshme mund të thirret nga 1/3 e anëtarëve, por e formalizon Komiteti Ekzekutiv. Statuti nuk e parashikon këtë rast”, deklaroi Prodani.

Ndërkohë, në një reagim të disa ditëve më parë, federata theksoi se ka paligjshmëri, por se gjykata kishte kërkuar vetëm disa dokumente shtesë për të plotësuar dosjen.

Të fundit