Flash News

KRYESORE

"Vendimi i gjykatës, korruptiv", shoqërohet në komisariat banori te ‘Petro Nini Luarasi’

Është shoqëruar në polici një prej banorëve, pasi u konfrontua me policinë.

Mësohet se anëtari i familjes, së cilës do u prishet shtëpia me vendim gjykate po denonconte me dokumente përballë medias se vendimi sipas tij është korruptiv për shembjen e banesës.

Në një momente situata është tensionuar dhe burri është marrë me forcë dhe është futur në furgonin e policisë.

Më herët, ai denoncoi në media se vendimi është marrë bazuar me dokumente të falsifikuara dhe se trualli nuk i përket asnjë pronari, por shtetit.

Në këtë banesë jetojnë tri familje, gjithsej 15 anëtarë.

Ata kanë kundërshtuar prej dy orësh vendimin , duke protestuar përmes bllokimit të rrugës apo duke u përplasur me policinë.

Të fundit