Flash News

KRYESORE

Vendimi i gjykatës për Tahirin, reagon LSI: E mbrojti Rama se është peng i dosjeve  korruptive

Vendimi i gjykatës për Tahirin, reagon LSI: E mbrojti Rama se

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri rrjedhojë të kapjes së drejtësisë nga krimi i organizuar.

Në një deklaratë për mediat, sipas LSI ka qenë kryeministri Rama ai që ka bërë gjithçka për ta mbrojtur ish ministrin e tij për faktin se vetë ai është peng i dosjeve  korruptive.

“Për LSI, vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda tregon qartë se drejtësia është marrë peng nga krimi i organizuar dhe Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe strukturave kriminale.

Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbrojtur Saimir Tahirin dhe ka përdorur çdo mekanizëm të tijin sepse Edi Rama është peng i dosjeve  korruptive dhe i familjarëve të tij.

Projekti i kanabizimit të vendit, trafiku ndërkombëtar i drogës  është projekt politik i Edi Ramës sepse Edi Rama është “Shefi i madh” i cili projektoi dhe urdhëroi këtë projekt shkatërrues për vendin që nxiu historinë e Shqipërisë në mediat botërore.

Me Edi Ramën është provuar që nuk ka drejtësi, krimi i organizuar ndjehet i fortë, i sigurtë dhe i pëkrahur.

Ka vetëm një rrugë: Të çlirohet vendi nga Edi Rama dhe kapja e institucioneve nga krimi i organizuar për të instaluar shtetin e së drejtës për të kthyer tek çdo qytetar dinjitetin dhe shpresën se ky vend do të bëhet”, reagon LSI.

Të fundit