Flash News

KRYESORE

Vendimi i Gjykatës për zonën ‘Duty Free’ në Rinas, reagon Ministria e Financave: Keqardhje, duhet të forcojmë shtetin e së drejtës

Vendimi i Gjykatës për zonën ‘Duty Free’ në

Ministria e Financave ka reaguar pas vendimit të gjykatës për t’i shfuqizuar vendimin e Ministrisë së Financave për licencën e Duty Free në aeroportin e Rinasit, duke i lënë kështu të drejtën e ushtrimit të aktivitetit tregtar bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushit.

Në një postim në Facebook, ministrja e Financave Anila Denaj shpreh rezervim në interpretimet në themel të vendimmarrjes në çështjen në fjalë dhe thekson rëndësinë e sistemit gjyqësor edhe në klimën e biznesit dhe trajtimin e investitorëve të huaj në vend.

Në fund, Denaj e mbyll reagimin duke thënë se Ministria e Financave është e hapur për propozimet e sektorit privat mbi cështjet e të bërit biznes dhe zhvillimin e një kuadri mbështetës për çdo investitor shqiptar dhe të huaj.

"Ministria e Financave dhe Ekonomisë shpreh keqardhjen për vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ndaj Cështjes Administrative Civile, mbi vendimin administrativ për anullimin e autorizimit për magazinat doganore private Duty Free Shop. Duke u rezervuar në interpretimet në themel të vendimmarrjes në cështjen në fjale, theksojmë rëndësinë e sistemit gjyqësor edhe në klimën e biznesit dhe trajtimin e investitorëve të huaj në vend.

Forcimi i Shtetit të së Drejtës mbetet prioritet për Qeverinë Shqiptare, në përfitim të qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të jetë përherë e hapur të presë propozimet e sektorit privat mbi cështjet e të bërit biznes dhe zhvillimin e një kuadri mbështetës për cdo investitor shqiptar dhe të huaj", thuhet në reagimin e Ministrisë.

Të fundit