Flash News

KRYESORE

Vendimi i Gjykatës së Durrësit për Sakon, Gjata: I turpshëm, gjyqtari është urdhëruar politikisht

Vendimi i Gjykatës së Durrësit për Sakon, Gjata: I

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata i ftuar në rubrikën “Opinion” komentoi vendimin e Gjyjatës së Durrësit për t’i dhënë kandidates Valbona Sako mandatin e kryebashkiakes.

Për Gjatën ky vendim është i turpshëm, teksa shton se e gjitha ka një prapavijë politike.

“Brenda ditës, për 24 orë paraqitet kërkesa, hidhet shorti dhe merret vendimi. Kjo është për turp të Zotit për atë gjykatë që ka dhënë atë vendim. Nuk mundet ta shqyrtojw po ajo gjykatë, por një gjyqtarë më e lartë, e pakta Gjykata e Apelit. Nuk kanë rëndësi emrat e prokurorëve, por ajo që dihet është se vendimi është politik.

Minimumi duhej 10 ditësh që palët të përgatiten. Kjo ka prapavijë politike. Gjyqtari është urdhëruar politikisht. PS mund ta çonte te Gjykata e Apelit dhe mund ta fitonte. PS ka kapur gjykatat të gjitha. Siç kryeministri i ka thënë gjyqtarit në telefon që merr ketë vendim se t’i pres këmbët. Këtë e bëjnë për të treguar dhunën e tyre politike, që ne nuk duam t’ia dimë për ligj e Kushtetutë.”-deklaroi Gjata.

Vendimi i sotëm për Valbon Sakon pason atë të gjyqtares Mimoza Margjeka dy ditë më parë. Gjykatësja nuk i dha mandatin kandadites socialiste, pasi vlerësoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, dhe se në to kishte marrë pjesë partia Bindja Demokratike e regjistruar në shkelje të ligjit. Ndërsa sot ka qenë gjyqtari Shpëtim Reka që ka vendosur të pranojë kërkesën e PS.

Të fundit