Flash News

KRYESORE

Vendimi i Gjykatës së Lartë për kreun e Avdylajve: Lirojeni nga burgu, vuan nga depresioni

Vendimi i Gjykatës së Lartë për kreun e Avdylajve: Lirojeni

Pjesë e investigimit voluminoz të ‘Zërit të Amerikës’ është edhe lirimit i kreut të grupit të Avylajve, Astriti.

I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10 vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit dhe në fund e fitoi.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdyli u lirua pas 13 vitesh burg, 3 vite më shpejt, pasi siguroi një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse".

45-vjeçari doli nga burgu më 2 mars 2016, pothusje një vit para zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës, pasi Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se vetëm pak kohë pas lirimit nga burgu, Avdyli u vendos nën hetim për përfshirje në trafikun e drogërave të forta.

Për dy vjet e gjysmë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kreu me qindra orë përgjime dhe ndërroi tre grupe prokurorësh, derisa në tetor 2018 ngriti akuza për 44 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm apo falsifikime masive me pronat.

“Veprimtaria kriminale ishte me qendër dhe pikë grumbullimi në qytetin e Shijakut, me referentë kryesorë vëllezërit Avdyli…strumbullarë të furnizimit me drogëra të forta, kryesisht heroinë dhe kokainë në të gjithë territorin kombëtar,” thuhet në kërkesën e prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Por ekskluziviteti i gjithëpranuar në trafikun e drogës nuk ishte i vetmi aktivitet i kryer nga Avdulajt.

Përgjimet e siguruara nga BIRN, të cilat janë pjesë e dosjes ende nën hetim 339/1, tregojnë se Altin Avdyli, i njohur si Niçja, ka pasur komunikime të vazhdueshme telefonike me kryebashkiakun Vangjush Dako nga janari 2017 deri në shkurt të vitit 2018. Përgjimet tregojnë gjithashtu se dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli kanë drekuar të paktën dy herë me Dakon në fillim të vitit 2017.

Investigoi shit-blejren e votës në Dibër, ish-prokurori i çështjes: Të përfshirë zyrtarë të lartë të PS

“Jemi t’u hangar drekë me Gjushin”, si Avdylajt ndërmjetësuan në blerjen e votave për Dakon

“Zëri i Amerikës” publikon përgjimet: Si u blenë votat në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër

Të fundit