Flash News

KRYESORE

Vendimi i Grupit Parlamentar të LSI-së: Djegim mandatet; rruga e vetme për të rikthyer shtetin ligjor

Vendimi i Grupit Parlamentar të LSI-së: Djegim mandatet; rruga e vetme

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbështetur propozimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetëve. Në një konference për shtyp, Kryemadhi shtoi se krijimi i një qeverie tranzitore është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës.

“Shfaqim shqetësim për shkatërrimin e elementit themelor të demokracisë, ndarjen e pushteteve. Në mediat ndërkombëtare u paraqit gjendja e vështirë në vend, vjedhja e votës dhe problemet në vend. Vjedhja e votës është burimi themelor i konfliktit, keqqeverisja dhe pandëshkueshmëria. Mazhoranca nuk ka realizuar reformat e nevojshme për hapjen e negociatave për në BE. Sjellja e mazhorancës është e qëllimshme për të mos garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Me shqetësim përcjellim gjendjen e vështirë ekonomike, rritjen e taksave, korrupsionin galopant, ikjen e të rinjve.

Mazhoranca refuzon dialog politik dhe ka shfaqur bulizëm. Ajo po refuzon një qeveri tranzitore që do garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe reforma zgjedhore që do sjellin hapjen e negociatave për në BE. Djegia e mandatave është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe rikthimin e legjimitetit. LSI vendos djegien e mandateve dhe mandaton kryetarin e kësaj lëvizjeje që të ndjekë procedurat statutore, “përfundoi Kryemadhi.

Të fundit