Flash News

KRYESORE

Vendimi i KiE/ Balla: Janë dërdëllitje, zgjedhje me 30 qershor

Vendimi i KiE/ Balla: Janë dërdëllitje, zgjedhje me 30 qershor

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taulant Balla, i ka quajtur dërdëllitje ato çfarë thuhen pas tërheqjes së vëzhguesve të KiE-së nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Reagimi i Ballës erdhi menjëherë pas deklaratës së kryedemokratit Basha, i cili deklaroi edhe një herë se nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor.

Sipas Ballës, zgjedhjet do të bëhen, sepse ekskluzivitetin për zgjedhjet në Shqipëri e ka OSBE/ODIHR, jo Këshilli i Evropës.

“Zgjedhjet në Shqipëri edhe më 2917 nuk janë monitoruar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale. Zgjedhjet monitorohen nga OSBE/ODIHR dhe keni parë prezencë shumë aktive të drejtueses së këtij institucioni, Glover. Ky autoritet gëzon reputacion ndërkombëtar për vëzhgimin, e njeh shumë mirë Shqipërinë”, tha Balla për Neës 24.

Të fundit