Flash News

KRYESORE

Vendimi i “La Liga” për të zhvilluar ndeshjet në SHBA, futbollistët: Do të hyjmë në grevë

Vendimi i “La Liga” për të zhvilluar ndeshjet në

Vendimi i “La Liga-s” pak javë më parë për të zhvilluar një ndeshje të kampionatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kundërshtuar nga futbollistët.

Ata kanë kërcënuar nëpërmjet presidentit të Shoqatës së Futbollistëve Spanjollë, David Aganzo, se do të hyjnë në grevë në rast se vijohet në këtë rrugë, pa marrë mendimin e tyre.

“Nuk mund të lejojmë vendime të njëanshme. Shohim se ka mungesë respekti që La Liga nuk përfshin futbollistët në këtë vendimmarrje, që ndikon drejtpërdrejt tek ata,” deklaroi Aganzo.

Në takim morën pjesë edhe kapitenët e disa skuadrave, mes të cilëve ishin edhe Sergio Ramos, Sergio Busquets, Koke, Joaquín, Bruno Soriano e Asier Illarramendi.

Aganzo theksoi gjithashtu se futbollistët nuk janë në shitje, mendojnë për tifozët, shëndetin dhe shumë gjëra të tjera.

Të fundit