Flash News

KRYESORE

Vendimi i Metës për zgjedhjet, ish-deputeti i PD: Shansi i fundit institucional!

Vendimi i Metës për zgjedhjet, ish-deputeti i PD: Shansi i fundit

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka cilësuar si shansin e fundit institucional vendimin e presidentit Ilir Meta për ç’dekretimin e zgjedhjeve vendore.

Sipas Shehut, është meritë e Metës qe mori me këtë vendim të vështirë kushtetues në situata të vështira, sinkron me një lëvizje masive popullore.

Reagimi:

Vendimi “in extremitas” i Metes, shansi i fundit institucional!

Shqiperia prej me se dy vitesh ndodhet nen nje “grusht shteti” institucional ne progres.

Nuk ka Gjykate Kushtetuese, as Gjykate te Larte, Gjykatat e Apelit jane drejt atrofizimit, ato te Faktit ne amulli te plote, prokuroria...

Parlamenti me vetem 122 deputete, nga te cilet reth 40 ”pupace” te thirur per te mbushur vendet ne menyre anti kushtetuese.

Procedurat e aplikuara ndaj deputeteve te opozites te larguar ishin anti kushtetuese e anti ligjore, gje qe ne planin formal thote shume (ne ate politik jo).

Shqiperia u kthye ne nje vend ku askush nuk mund te kerkoje te drejten kushtetuese e ligjore.

U krijua nje gjendje anti demokratike, anti institucionale, e pilotuar qellimshem per tu transformuar ne “despote lindore” prej ku dhe inspirohen, ne precipitim drejt skenareve tragjike.

Vendimi i Metes, qe kerkon te ndaloje pikerisht kete rrokullisje, per t’i dhene kohe rivendosjes se disa balancave, po quhet antikushtetues, nga ata qe e futen vendin ne antikushtetushmeri te plote, nen “grusht shteti”.

Ne fakt eshte merita e Metes qe mori me pergjegjshmeri kete vendim te veshtire kushtetues ne situata te veshtira, sinkron me nje levizje masive popullore.

Nuk eshte faji i tij nqs ata qe po e sulmojne sot, nuk kane se ku ta apelojne ate, vecse per cfare vete krijuan.

Le te sherbeje ky vendim per te ndalur “renien e lire”, per te rifilluar te futemi ne “shinat institucionale”.

Të fundit