Flash News

KRYESORE

Vendimi i Metës, Veliaj: Letra nul pa pikë vlere juridike, në 30 qershor të gjithë në zgjedhje

Vendimi i Metës, Veliaj: Letra nul pa pikë vlere juridike, në 30

Sot, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim elektoral më banorët e Baldushkut.

Por, në vend të premtimeve të zakonshme që mban përballë votuesve, Veliaj sot i është përgjigjur vendimit të një dite më parë nga presidenti Ilir Meta për ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Veliaj e cilësoi nul dhe sipas tij pa vlerë juridike këtë akt dhe se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet vendore do mbahen në 30 qershor.

“Në 30 qershor do kemi zgjedhje në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Kjo nuk do as mend, as kalem. As dekret, as sekret. Nuk do as sherr, as shamata.

Thonë të vijnë njerëzit tek ne në Bulevard dhe njëri nga njëra anë e bulevardit në protestë, tjetri nga një anë e bulevardit, duke çuar letra për zgjedhje, si ajo kënga që këndohej atëherë: Letër më ke çuar atje në ushtri, s’më paske harruar që kur ishim fëmijë. Nëse këta do e mbajnë njëri-tjetrin me gajret dhe serume dhe do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere juridike, do çojnë letra nul që s’kanë pikë vlere morale, letra nul si letra vetëvrasje politike, këta le t’ia çojnë njeri-tjetrit, por nuk jemi këtu për hallet e tyre, ne jemi këtu për hallet tona, për t’i zgjidhur dhe për të punuar për familjet tona dhe fëmijët tanë. Në datën 30 qershor, ata mund të çojnë letra, serume, llokume, njeri tjetrit sa të duan, por në datë 30 qershor, çdo njeri në Tiranë e Shqipëri do shkojë në votime”, u shpreh Veliaj nga Baldushku.

Të fundit