Flash News

KRYESORE

Vendimi i nxituar i qeverisë franceze; 3 ditë pas rifillimit të mësimit, mbyllen dhjetëra shkolla: Po përhapet COVID-19

Vendimi i nxituar i qeverisë franceze; 3 ditë pas rifillimit të

Teksa në Shqipëri është marrë vendimi për të rinisur shkollat me turne dhe me më pak nxënës nëpër klasa, ky vendim është marrë edhe nga shtete të tjera por që po rezulton të jetë i nxituar.

Kështu ka ndodhur me Francën, e cila tre ditë pasi ka rihapur shkollat, është detyruar të mbyllë me dhjetëra të tilla për shkak të përhapjes së virusit vdekjeprurës COVID-19.

Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer tha të premten se 22 shkolla janë detyruar të mbyllen deri tani në të gjithë Francën, për shkak të rasteve me COVID-19, vetëm pak ditë pasi 12 milionë studentë u kthyen në shkollë.

"Në Francën kontinentale aktualisht ka 12 shkolla të mbyllura nga një total prej më shumë se 60,000, e cila është një shifër e vogël. Përveç kësaj, 10 shkolla në La Réunion (një departament francez në Oqeanin Indian) u mbyllën, gjë që shkon në 22”, i tha Blanquer radios Evropa 1.

Të fundit