Flash News

KRYESORE

Vendimi i papritur, nga janari moderatori i njohur nuk do të jetë më pjesë e Top Channel  

Moderatori i njohur, njëherësh aktori Florian Agalliu nuk do të jetë më pjesë e ekranit të Top Channel.

Sipas burimeve të ‘revistëswho’, nga janari Agalliu do të ndërpresë kontratën me TCH, i cili prej dy sezonesh prezanton emisionin e paradites ‘Në shtëpinë tonë’.

Moderatori tërhiqet nga ky bashkëpunim për motive ende të paqarta, ndërsa bashkë me të do të largohet edhe bashkëshortja e tij, Renisa Shabani, e cila ishte autore e këtij emisioni  që prej nisjes së këtij formati.

Se si do të vijojë emisioni i paradites në Top Channel, kjo mbetet për tu parë pas janarit të vitit të ardhshëm.

Të fundit