Flash News

KRYESORE

Vendimi i prokurorisë së Katanias/ Ngjela: Tahiri ka edhe një beteje tjetër legale

Vendimi i prokurorisë së Katanias/ Ngjela: Tahiri ka edhe një

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin ‘Open’, u pyet lidhur me vendimin  e prokurorisë së Katanias që e shpalli ish-ministrin Tahiri të pafajshëm.

Ngjela u shpreh se një vendim i tillë profesionalisht nuk mjafton për shpalljen e pafajësisë së Tahirit.

“Nuk mjafton profesionalisht. Kam qenë i vetmi që i kam kërkuar të përballet me ligjin, të bëjë betejë legale. Është e vështirë jo aq e lehtë sa mendohet. Ciceroni që ka qënë avokat ka thënë ruajuni një gjyqi se s’dihet si del. Vijmë te Tahiri. Mirë bëri që doli në beteje. Qe fshehur pas çitjaneve të Ramës.

Duket edhe sikur është në eufori edhe si i shqetësuar. Janë dy prokurori. E antimafias dhe e Krimeve të rënda. Mund të kenë koneksion me njëra tjetrën. Prokuroria e Tiranës kur e ka marë si të pandehur ecte me provat e këtushme apo të Italisë? Ka ndodhur që prokuroria e Tiranës e ka marë indicien nga Prokuroria italiane. Pasi ka marë indicien dhe ka hetuar këtu a ka gjetur prova të tjera? Tahiri ka një beteje tjetër legale këtu në Tiranë”, u shpreh Ngjela.

Të fundit