Flash News

KRYESORE

Vendimi i qeverisë, 200 praktikantë do punësohen në institucione. Ja sa do paguhen

Vendimi i qeverisë, 200 praktikantë do punësohen në

200 praktikantë do të punësohet çdo vit në administratën publike. vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë ku thuhet se Ministria përgjegjëse për rininë dërgon në ministrinë përgjegjëse për financat numrin e praktikantëve që do të punësohen në çdo institucion të administratës shtetërore.

“Ministria përgjegjëse për rininë administron procesin e punësimit të praktikantëve në thirrjet e radhës, për çdo institucion të administratës shtetërore, deri në 200 praktikantë në çdo vit buxhetor, bazuar në kërkesat e institucioneve për punësimin e praktikantëve për 1 (një) vit kalendarik dhe numrin e praktikantëve që kanë kryer me sukses programin kombëtar të praktikave të punës.

Ministria përgjegjëse për rininë dërgon në ministrinë përgjegjëse për financat numrin e praktikantëve që do të punësohen në çdo institucion të administratës shtetërore, në kuadër të programit kombëtar të praktikave të punës për çdo vit buxhetor. Ministria përgjegjëse për financat njofton degët e thesarit për numrin e praktikantëve që do të paguhen brenda fondeve të  miratuara për institucionin përkatës në ligjin vjetor të buxhetit”, thuhet në vendimin e qeverisë teksa bëhet e ditur se praktikantët e punësuar, për efekt pagese, klasifikohen jo më lart se niveli i specialistit të kategorisë IV-b.

Të fundit