Flash News

KRYESORE

Vendimi i qeverisë, administrata kalon në varësi të Senida Mesit

Vendimi i qeverisë, administrata kalon në varësi të Senida

Mandatin e kaluar, administrata publike ishte në varësi të Ministrisë që emërtohej ‘ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike’. Kjo ministri u drejtua nga Milena Harito. Në mandatin e dytë Rama vendosi shkrirjen e ministrisë në fjalë.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që pjesa e Administratës Publike të kalojë në varësi të zëvendëskryeministrit. Post i cili mbahet nga Senida Mesi.

“Emërtimi “ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike” zëvendësohet me “Zëvendëskryeministri””, thuhet në vendimin e qeverisë të marrë në mbledhjen e datës 26 korrik.

Të fundit