Flash News

KRYESORE

Vendimi i qeverisë për pezullimin e qerave, Bozdo: Po për qiramarrësit kush do mendojë, apo do lihen në mëshirë të fatit?

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo ndalet te vendimi i kryeministrit Rama, i cili sot miratoi aktin normativ të pezullimit të qerave për bizneset e vogla dhe për familjet të cilat kanë humbur punën për shkak të pandemisë.

Në një postim në Facebook, Bozdo shkruan se në pamje të parë masa është e mirëpritur.

Ai ngre shqetësimin se kjo masë në të vërtetë prek edhe qiramarrësit pasi ka shumë familje dhe biznese të tjera e kanë të lidhur jetën e tyre, të ardhurat e tyre të vetme, me qiratë që marrin.

Bozdo shtron pyetjet: Kush do të mendojë për këta? A do të ketë një masë kompesimi për këto kategori, apo do të lihen në mëshirë të fatit?

Reagimi i plotë

Triumfi i Maskaradës

Qeveria sot miratoi aktin normativ të pezullimit të qirave për bizneset e vogla dhe për familjet të cilat kanë humbur punën për shkak të pandemisë. Në pamje të parë është një masë e mirëpritur. Ata që nuk kanë mundësi të paguajnë në këtë kohë, sigurisht që duhen ndihmuar. Por kush duhet t`i ndihmojë? Qeveria e tyre, sic ndodh në cdo vend tjetër sot, apo të tjerë që janë në vështirësi për veten e tyre?

Ka shumë familje dhe biznese të tjera e kanë të lidhur jetën e tyre, të ardhurat e tyre të vetme, me qiratë që marrin. Kush do të mendojë për këta? A do të ketë një masë kompesimi për këto kategori, apo do të lihen në mëshirë të fatit?

Kryeministri ka zgjedhur të sillet me këtë cështje sikur të ishin paratë e tij personale. Domethënë as të buxhetit të shtetit, por të tijat personalisht. Sepse me këtë vendim ka zgjedhur që dikush të përfitojë në kurriz të tjetrit. Solidariteti kërkon që të gjithë të kontribuojnë. Ku është këtu kontributi i qeverisë? Si po kontribuon ajo? Përgjigjia është që kontributi i qeverisë është zero!

Pandemia ka rënë për të gjithë. Të gjithë kategoritë, shtresat dhe individët në pamundësi duhen ndihmuar. Por kryeministri bën llogari politike. Me një gur vret dy apo më shumë zogj: së pari, mendon që kënaq shumicën, në kurriz të pakicës. Së dyti, i tregon opinionit se po merr "realisht" masa mbështetëse për biznesin e vogël. Së treti, të gjitha këto i realizon pa futur fare dorën në xhep.

Ja pra, në kulmin e pandemisë, kur të gjithë shqiptarët po sakrifikojnë, kryeministri zgjedh të përfitojë politikisht.

Në këto kushte as populizëm nuk e quan dot. Është thjesht maskarada e rradhës e këtij kryeministri

Të fundit