Flash News

KRYESORE

Vendimi i Ramës për moslejimin e këmbësorëve, PD: Dalje paradite dhe karantinë pasdite, një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve

Vendimi i Ramës për moslejimin e këmbësorëve,

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të fundit të kryeministrit Rama për të mos lejuar kalimtarët të qarkullojnë në rrugë apo të ulen në ambiente publike pas orës 18 të pasdites.

Paloka e quan një vendim të tillë qesharak dhe tallje me shqiptarët duke argumentuar se gjatë ditës lëvizja lejohet.

Në Facebook Paloka shton se Edi Rama kujdeset vetëm për paratë e oligarkëve të tij..

Reagim i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka

Kryeministër qesharak dhe i rrezikshëm! Deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë.  Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.

Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time. Dikush duhet ti thotë në bunkerin ku është izoluar se virusi nuk infekton part time. Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit.

Të fundit