Flash News

KRYESORE

Vendimi i Strasburgut kundër Ramës, Editoriali i Tirana Times: Kjo është qeverisja e kapriçiove

Vendimi i Strasburgut kundër Ramës, Editoriali i Tirana Times: Kjo

Një editorial i Tirana Times, një gazetë që botohet në anglisht dhe i drejtohet komunitetit të huaj që jeton në Shqipëri, apo atyre që kanë interes për zhvillimet në Shqipëri, analizon vendimin e fundit të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në lidhje me pallatin e shembur në Vlorë nga Qeveria Rama.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, edhe njëherë tjetër ka marrë një vendim kundër qeverisë shqiptare dhe shpërfilljes së saj për të drejtat e pronësisë, shkruan gazeta. Thelbi i artikullit konsisiton te fakti se një qeveri e pakujdeshme dhe arbitrare, që jo vetëm vepron sipas tekave, por refuzon që të reflektojë nga gabimet e veta, bëhet barrë e taksapaguesve mbi të cilët do të rëndojnë këto gabime edhe një herë tjetër-gabime që, nëse i lexojmë siç duhet shenjat, pritet që vetëm të rriten.

Pallati i shembur me tritol në Vlorë ishte një nga aktet e para të Ramës kryeministër në dhjetor 2013.  Editoriali e konsideron vendimin e Ramës për pallatin e Vlorës si pjesë të një trendi të ngjashëm. Shuma që do të dalë nga xhepat e taksapaguesve, vijon ai, do të kapë 17 milion dhe do të ishte shmangur nëse ekspertët do të konsultoheshin, dhe leja nuk do të ishte dhënë. Tirana Times kujton se Vlora, Bashkia që ka dhënë lejen është qeverisur tradicionalisht nga PS.

Linku i shkrimit

Të fundit