Flash News

KRYESORE

“Vendimi im në Parlament”/ Deklaroi se nuk e dorëzon mandatin, Rudina Hajdari s’duket askund në seancë

“Vendimi im në Parlament”/ Deklaroi se nuk e dorëzon

Pak ditë më parë, deputetja e PD, Rudina Hajdari sqaroi përfundimisht qëndrimin e saj, ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.

Ajo deklaroi se nuk e dorëzon mandatin e deputetes dhe se do të vazhdojë të marrë pjesë në punimet e parlamentit, duke kundërshtuar edhe vendimin e partisë së saj për të djegur mandatet parlamentare.

Siç duket edhe nga fotot, pavarësisht përkushtimit që foli për VOA, deputetja e Hajdari sot nuk është paraqitur në seancën plenare, për motive që nuk dihen.

“Vendimi im ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë dhe me ecurinë e demokracisë në vend. Unë mendoj se parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, u jep oksigjen partive politike, ai është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin. Duke marrë parasysh këtë përgjegjshmëri të lartë që unë ndjej mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament do të ishte vendimi më i duhur dhe shërbimi më i duhur që do t’i bëja të ardhmes së Shqipërisë”, u shpreh ajo në intervistë.

Të fundit