Flash News

KRYESORE

Vendimi në tetor për negociatat, Soreca takim me Johannes Hahn: Fokusi të jetë te reformat

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka kërkuar që fokusi i zhvillimeve politike në Shqipëri të jetë te procesi i reformave, në funksion të vendimit që pritet të merret në tetor për çeljen e negociatave në BE.

Në një status në rrjetet sociale, ai ka postuar një foto nga takimi i tij me Johannes Hahn, komisioneri i BE për Negociatat dhe Zgjerimin, ku tregon se e ka informuar për zhvillimet më të fundit të situatës politike në vendin tonë.

“Informova komisionerin Johannes Hahn për zhvillimet më të fundit të situatës politike në Shqipëri. Në funksion të vendimit të tetorit për hapjen e negociatave, është thelbësore që fokusi të vazhdojë jetë te procesi i reformave”, shkruan Soreca.

Të fundit