Flash News

KRYESORE

Vendimi/ Ngrihen agjencitë rajonale të Bujqësisë, ja ku do të vendosen

Vendimi/ Ngrihen agjencitë rajonale të Bujqësisë, ja ku do

Në mbledhjen e sotme, qeveria vendosi krijimin e agjencive rajonale të Ekstensionit Bujqësor si dhe ngritjen e agjencive rajonale të shërbimit veterinat dhe mbrojtjes së bimëve.

Në vendimin e qeverisë thuhet se agjencitë rajonale (AREB)do të jenë 4 me seli në Shkodër, Tiranë, Lushnjë dhe Korçë.

AREB-ja Shkodër përfshin qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës;

AREB-ja Tiranë përfshin qarqet Durrës, Tiranë dhe Dibër;

AREB-ja Lushnjë përfshin qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër;

AREB-ja Korçë përfshin qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat.

Drejtoritë e bujqësisë do të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre deri në momentin e krijimit dhe fillimit të funksionimit të agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor.

Ndërkohë, po katër do të jenë edhe agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve (ARSHVMB).

ARSHVMB-ja Shkodër  përfshin qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës;

ARSHVMB-ja Tiranë përfshin qarqet Durrës, Tiranë dhe Dibër;

ARSHVMB-ja Vlorë  përfshin qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër;

ARSHVMB-ja Elbasan përfshin qarqet Korçë, Elbasan  dhe Berat.

Të fundit