Flash News

KRYESORE

Vendimi i opozitës: Nisin protestat! Jo më parlamentarizëm fasadë

Vendimi i opozitës: Nisin protestat! Jo më parlamentarizëm

Nuk ka djegie mandatesh po nisje të një vale të gjerë protestash mbarëpopullore. Ky është vendimi i marrë nga grupet parlamentare të PD dhe LSI, pas emërimit të kryeprokurores së re të përkohshme nga mazhoranca e kryeministrit Edi Rama.

Duke folur nga selia blu, në krah të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi Ramën se realizoi një puç Kushtetues me emërimin e kryeprokurores së re.

“Pavarësisht prej llomotitjeve dhe çmendurive të Edi Ramës, faktet për çdo shqiptar dhe për të gjithë botën janë të qarta. Pas  3 vitesh përpjekjesh për reformën në drejtësi, sot është emëruar një kryeprokuror pa vetting, një kryeprokuror me votat e një partie. Edi Rama ka realizuar sot një puç Kushtetues. Kushtetuta nuk lejon zgjedhjen e një kryeprokurori pa 3/5 e votave. E ka bërë me qëllim për të mbyllur dosjet e korrupsonit dhe dosjet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknurit dhe Ilir Beqajt”, tha Basha.

Kryedemokrati theksoi se opozita nuk do të lejojë më një parlamentarizëm fasadë duke paralajmëruar një valë të re protestash. Protesta e parë kombëtare do të realizohet në javën e parë të muajt janar, u shpreh Basha.

“Opozita nuk do të lejojë më një parlamentariziëm fasadë. Parlamenti delegjitimoi veten. Nisja e një vale protestash mbarëpopullore, ky është vendimi unanim, dhe që nga sot, nisim përgatitjen e një proteste të madhe kombëtare në javën e parë të janarit. Ne do të marrim të gjitha veprimet politike në interes të qytetarëve. Një gjë është qartë se Parlamenti i dalë nga votat e vjedhura të 25 qershorit është delegjitimuar”, deklaroi kryeopozitari.

 

Të fundit