Flash News

KRYESORE

Vendimi i pazakontë i Kishës së Shkodrës: Nuk do të ketë më martesa ditën e dielë

Vendimi i pazakontë i Kishës së Shkodrës: Nuk do të

Nga janari i 2018-es, në dioqezën Shkodër – Pult, në të gjitha kishat katolike nuk do të celebrohen më martesa ditëve të diela. Vëndimi i marrë nga drejtuesit e kësaj dioqeze ka ardhur pas diskutimeve të nisura prej kohësh dhe sipas famullitarit të Shkodres dom Artur Jaku, arsyet që sollen këto ndryshime janë disa, mes të cilave edhe ai i kthimit tek tradita e hershme e përpara viteve 90, ku dasma bëhej të hënave.

“Historikisht dasmat në Shqipëri nuk janë bërë të dielën, por të hënën. Kjo histori, sidomos kremtimi i martesës ditën e dielë është një histori që ka filluar pas 1990. Besoj se rikthimi në tradiën e Kishës që martesat të kremtohen të hënën  do japë mundësi besimtarëve që ta përjetojnë më mirë. Ka një volum të jashtëzakonshëm martesash, sidomos në korrik-gusht në famullinë e Shën Shtjefnit kremtohen 15-20 martesa të dielën. Është një volum që i kalon  mundëstitë e një meshtari për të kremtuar martesat. As unë si meshtar nuk i jap solemnitetin e duhur një martesë kur unë kam një numër të lartë martesash” ka thënë Dom Artur Jaku, famullitar i Shkodrës për “Oranews”.

Besimtarët e kanë pritur mirë lajmin thotë famullitari i Shkodres, i cili shpreson që në një të ardhme të afërt, vendimi të unifikohet për të gjitha kishat katolike në vend.

 

Të fundit