Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Vendimi për bisedat telefonike: Rama, Meta dhe Ruçi mund të flasin pa limit me njëri-tjetrin
Kryeministri i vendit Edi Rama, Presidenti i Republikës Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese mund të flasin pa limit në celular me njëri-tjetrin.
Ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka të bëjë me rregullat e telefonatave mes funksionarëve publikë. Në vendim parashikohet se telefonatat mes krerëve të shtetit mund të zgjasin pa limit dhe të rimbursohen nga buxheti i shtetit, përfshirë këtu edhe shërbimin roaming.
Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe Drejtues i SPAK/BKH i kanë të kufizuara telefonatat deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj.
Deri në 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj për shpenzime me telefonatat janë zyrtarët si Avokati i Popullit, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, si dhe Zëvendëskryetari i Kuvendit.
Vendimi i plotë që është botuar në Fletoren Zyrtare:
VENDIM
Nr. 673, datë 2.9.2020
PËR PAJISJEN ME NUMËR TELEFONI CELULAR TË FUNKSIONARËVE PUBLIKË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1.Punonjësve të administratës publike, bazuar në funksionet që kryejnë, u ofrohet shërbimi i telefonisë celulare, sipas specifikimeve të këtij vendimi. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, të jenë jo më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime të miratuara për çdo institucion në buxhetin vjetor përkatës. Nga ky kufizim përjashtohen institucionet e pavarura me një numër jo më shumë se 100 punonjës.
2.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe me dalje ndërkombëtare dhe pa asnjë kufizim në mbulimin e shpenzimeve nga buxheti i institucionit funksionarëve, sipas lidhjes nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe me dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj, funksionarëve të përcaktuar sipas lidhjes nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
4.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe me dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 20 000 (njëzetmijë) lekë në muaj, funksionarëve të përcaktuar sipas lidhjes nr. 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe më dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj, funksionarëve të përcaktuar sipas lidhjes nr. 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
6.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe më dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 7 000 (shtatë mijë) lekë në muaj, për funksionin “zëvendësministër”
7.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe me dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 4 000 (katër mijë) lekë në muaj, funksionarëve të përcaktuar sipas lidhjes nr. 5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
8.Ky shërbim mund t’u ofrohet edhe më dalje ndërkombëtare, por jo më shumë se 2 000 (dy mijë) lekë në muaj, funksionit “drejtor drejtorie në ministri” (niveli II – b), si dhe çdo funksionari të barazuar në pagë apo me pagë përkatëse më të madhe se ky funksion, por që kryen funksione drejtuese. Në këtë kategori përfituesish përfshihen edhe funksionet “këshilltar/zëdhënës shtypi në kabinetin e titullarit”, që kanë pagë të këtij niveli, si dhe këshilltari ligjor dhe ekonomik në institucionet e rivlerësim it kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe në institucionet e sistemit të drejtësisë. Për efekt të këtij vendimi, me termin “pagë” kuptohet paga e pozicionit për funksion, pa përfshirë shtesat mbi pagë për vjetërsi në punë apo shtesa të tjera mbi pagë, sipas legjislacionit përkatës.
9.Shërbimi i telefonisë Roaming u ofrohet pa pagesë për të gjitha telefonatat zyrtare të kryera nga jashtë vendit, për funksionin: zëdhënës shtypi i Presidentit, i kryetarit të Kuvendit dhe i Kryeministrit.
10.Drejtuesit e njësive të vetëqeverisjes vendore kanë të drejtë të urdhërojnë pajisjen me numër telefoni celular të personave zyrtarë, bazuar në detyrën që kryejnë dhe brenda fondeve të parashikuara në buxhetin vjetor, sipas specifikimeve të mësipërme. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, të jenë në çdo rast jo më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime, të miratuara për çdo institucion në buxhetin vjetor përkatës.
11.Drejtuesit e njësive të fondeve speciale, njësive të qeverisjes qendrore publike, kanë të drejtë të urdhërojnë pajisjen me numër telefoni celular të personave zyrtarë, bazuar në detyrën që kryejnë dhe brenda fondeve të parashikuara në buxhetin vjetor, sipas specifikimeve të mësipërme. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, të jenë në çdo rast jo më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve për mallra dhe shërbime, të miratuara për çdo institucion në buxhetin vjetor përkatës.
12.Drejtuesit e shoqërisë tregtare, me kapital 100% shtetëror, kanë të drejtë të urdhërojnë pajisjen me numër telefoni celular të personave zyrtarë, bazuar në detyrën që kryejnë dhe në varësi të mundësive financiare që kanë, të miratuar nga organet përkatëse, sipas specifikimeve të mësipërme. Shpenzimet për këtë shërbim, në nivel vjetor, të jenë në çdo rast jo më shumë se 2% e totalit të shpenzimeve administrative, të miratuara në planin financiar përkatës.
13.Për ofrimin e shërbimit, për funksionarët e përcaktuar në pikat 2, 3 dhe 4, të këtij vendimi, njësitë e qeverisjes së përgjithshme lidhin kontratat për këtë shërbim me cilindo prej operatorëve të shërbimit telefonik të lëvizshëm, që veprojnë në vend, sipas legjislacionit në fuqi.Në çdo rast, shërbimi i ofruar paguhet nga njësia e qeverisjes së përgjithshme, sipas faturës mujore për vlerën e shpenzuar.
14.Për përfitimin e shërbimit funksionarët e përcaktuar në pikat 5–12 të këtij vendimi, lidhet kontratë individuale me cilindo prej operatorëve të shërbimit telefonik të lëvizshëm që veprojnë në vend, për një numër të vetëm celular. Detyrimi financiar paguhet nga funksionari i cili kompensohet nga institucioni, kundrejt dokumentit të blerjes së shërbimit të numrit telefonik celular, por jo më shumë se kufijtë përkatës mujorë.
15.Çdo tejkalim i limitit mujor të përcaktuar si më sipër nuk kompensohet me limitin e muajit pasardhës.
16.Vendimi nr. 864, datë 23.7.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë, publikë”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
EMËRTESAT E FUNKSIONARËVE SIPAS LIDHJEVE TË PËRKATËSE
Lidhja nr. 1-pa limit, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës së Kushtetuese
Lidhja nr. 2-40 000 lekë/muaj, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Drejtues i SPAK/Byro Hetim
Lidhja nr. 3-20 000 lekë/muaj, Avokati i Popullit, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Zëvendëskryetar i Kuvendit/ zëvendës – kryeministër, Ministri, Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit Kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Titullar i institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokur.orëve, Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kryetar i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.
Lidhja nr. 4-10 000 lekë/muaj. Sekretari i Përgjithshëm në institucionet Presidencë, Kuvend, Këshillin e Ministrave Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit si dhe çdo funksionar në nivel politik ose në nivel drejtues i barazuar në pagë apo me pagë përkatëse më të madhe se ky funksion. Në këtë kategori përfituesish përfshihen edhe funksionet “këshilltar në kabinetin e titullarit” që kanë pagë të këtij niveli.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Anëtarë të Gjykatës së Lartë/Gjykatës Kushtetuese, Komisionerë dhe gjyqtarë të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve
Lidhja nr. 5-4 000 lekë/muaj/ Sekretari i Përgjithshëm në ministri, Magjistrat në strukturat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në sistemin e akuzës dhe gjykatave, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme si dhe çdo funksionar në nivel drejtues i barazuar në pagë apo me pagë përkatëse më të madhe se ky funksion. Në këtë kategori përfituesish përfshihen edhe funksionet “këshilltar në kabinetin e titullarit” apo ”zëdhënës shtypi në kabinetin e titullarit”, që kanë pagë të këtij niveli.
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56