Flash News

KRYESORE

Vendimi për mbylljen e shkollave, Basha propozon: Shteti të kompensojë një nga prindërit që do kujdeset për fëmijët

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollave në të gjithë vendin për 2 javë për shkak të koronavirusit, ka reaguar kryetari i PD Lulzim Basha.

Në rrjetin social twitter ai shkruan se shteti duhet tu paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura.

“Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura”, shkruan Basha në ‘Twitter’.

Të fundit