Flash News

KRYESORE

Vendimi për negociatat, ambasadorja amerikane: SHBA do mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat për anëtarësim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar

pas vendimit të ministrave të BE për t’i hapur negociatat Shqipërisë.

Në një mesazh në Twitter, Kim thekson se ky vendimi tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur të qeverisë si dhe të qytetarëve.

Ajo nënvizon se SHBA do të vijojë të mbështesë reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin në BE.

Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet e pranimit tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe të qytetarëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese!”, shkruan ambasadorja.

Të fundit