Flash News

KRYESORE

Vendimi për negociatat/ EURACTIV citon diplomatë të BE: Shqipëria është 'delja e zezë'

Vendimi për negociatat/ EURACTIV citon diplomatë të BE:

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrë një shenjë miratuese nga ekzekutivi i BE për të hapur negociatat dhe për të arritur fqinjët e tyre, shkruan EURACTIV në një speciale për zgjerimin e Unionit me Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, thuhet në artikull, Shqipëria duke se është delja e zezë në atë dyshe.

Diplomatë të BE i kanë thënë EURACTIV se mund të ketë trysni mbi Komisionin që t'i ndajë të dy vendet, me aryetimin 'ne nuk mendojmë se Shqipëria është e gatshme për të hapur negociatat në këtë fazë". Duke pranuar gjithsesi nevojën për të shpërblyer 'hapat e mëdhenj' të bërë nga Maqedonia.

Holanda, theksohet në artikullin e EURACTIV, është e vendosur për t'ia bërë të vështirë Shqipërisë. Haga po përpiqet të pezullojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve, nga frika se Mafia e këtij vendi e ka të lehtë të lëvizë lirisht nëpër BE.

Shtoji kësaj torturat prej disa mujash, siç i quan EURACTIV, të protestave të rrugës dhe një opozite parlamentare të revoltuar kundër qeverisë socialiste të akuzuar për korrupsion. Kriza politike mund të ketë një efekt ndikues te vendimi i Këshillit që pritet të merret në fund të qershorit, arsyeton media e njohur për lidhje me zyrat e larta të BE.

Të fundit