Flash News

KRYESORE

Vendimi për partinë e Beqirit/ Ish deputeti: KQZ e kontrolluar nga Rama, procesi ankimor vepër e tij për të justifikuar 30 qershorin

Ndërkohë që Kolegji Zgjedhor është tërhequr për të marrë vendimin për çrregjistrimin nga zgjedhjet e 30 qershorit të Partisë Uniteti Kombëtar, ish deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e ka konsideruar gjithë këtë një farsë.

Sipas Bylykbashit, kryeministrit Rama i duhet një justifikim për 30 qershorin, dhe i gjithë procesi ankimor është vepër e tij.

“Edi Rames sot i duhet nje vendim gjykate qe t'i justifikoje votimet antikushtetuese qe ka urdheruar per daten 30 qershor. I duhet nje vendim gjykate kunder Dekreti te Presidentit, i nxjerre mbi bazen e Kushtetutes, i botuar ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise dhe qe ka hyre ne fuqi. Per kete ka dale ne pazar per te gjetur nje gjykate qe i bindet”, shkruan Bylykbashi në adresën e tij në facebook.

Ish deputeti e konsideron KQZ-në si vegël të PS-së dhe nën urdhrat e kryeministrit, edhe pse, sipas tij, ajo duhej të ishte një organ i pavarur i zgjedhjeve.

Të fundit