All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vendimi për qeset plastike, Rama vendos objektivin: Brenda 16 muajve, as shishe dhe gota plastike në qarkullim

All - Paragraf - 1

Pas vendimit të qeverisë për heqjen nga qarkullimi të qeseve plastike, në treg kanë filluar që qeset e riciklueshme t’i shesin me vlerën 5 deri në 10 lekë.

All - Paragraf - 3

Vendimi ka hyrë prej një viti në fuqi. Duke komentuar këtë vendim, me një postim në Facebook, Rama shkruan se rezultatet janë pozitive.

"Me hyrjen në fuqi të Vendimit të Qeverisë për “Qeset Plastike” është shënuar një rezultat shumë pozitiv: 50% më pak prodhim të qeseve plastike", shkruan Rama.

Sipas Ramës qeveria ka objektiv që në qershor ë 2020 të nxirren përfundimisht nga qarkullimi shishet, gotat e pjatat plastike.

Me hyrjen në fuqi të Vendimit të Qeverisë për “Qeset Plastike” është shënuar një rezultat shumë pozitiv: 50% më pak prodhim të qeseve plastike👍

OBJEKTIVI YNE: Qershor 2020 afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi, pas daljes së Ligjit për Ndalimin e Hyrjes, Prodhimit dhe Përdorimit të Qeseve Plastike në Shqipëri👊 Dhjetor 2020 afati final i nxjerrjes së shisheve, gotave e pjatave plastike nga qarkullimi, pas daljes së të njëjtit ligj👊

Eshtë një objektiv shumë ambicioz, por Shqipëria Turistike që duam nuk mund të bashkëjetojë me qeset e me shishet plastike, prandaj do të vazhdojmë drejt për të realizuar objektivin, duke hyrë në një proces intensiv konsultimi publik🤝

#ShqipëriaqëDuam☀️🇦🇱”, shkruan Rama.

Më herët kryeministri ka paralajmëruar  gjoba nga 100 mijë deri në 150 mijë lekë për tregtarët që nuk zbatojnë ligjin për qeset e riciklueshme.

 

Të fundit