Flash News

KRYESORE

Vendimi për reklamat falas/ Reagon Shoqata e Mediave: Është antikushtetuese, akt banditesk

Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare e cilëson një akt banditesk vendimin e Kuvendit dje që miratoi ligjin që detyron televizionet private që të transmetojnë fushatën e partive politike falas.

Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare thekson se ligji është antikushtetues dhe bie ndesh me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe nëse partitë Shoqata u bën thirrje të gjitha televizioneve që të mos e njohin këtë ligj grabitqar, pasi u miratua pa u konsultua me grupet e interesit, fshehurazi, ndërsa deputetët u njohën vetëm pak minuta para votimit.

Sipas saj Kodi Zgjedhor prevalon mbi cdo ligj tjetër gjatë fushatës zgjedhore. "Reklama falas nga një biznes privat nuk mund të ketë".

Të fundit