Flash News

KRYESORE

Vendimi për shembjen e Teatrit, Liçaj: Ka firmosur edhe kunati i ish-ministres së Ramës, shef kulture në Bashkinë Tiranë

Vendimi për shembjen e Teatrit, Liçaj: Ka firmosur edhe kunati i

Sot, aktorë e aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit depozituan në Prokurorinë e Tiranës një padi kundër vendimit të Këshillit Bashkiak që dje miratoi shembjen e godinës së TK.

Pas dorëzimit të padisë, ata e cilësuan vendimin të paligjshëm dhe se është bazuar mbi një akt-ekspertizë të 2018-ës që sipas tyre është i paplotë.

Po ashtu, akuzojnë për ‘shpërdorim detyre’ edhe tre nga pesë inxhinierët e Institutit të Ndërtimit që kanë firmosur raportin mbi të cilin është bazuar Këshilli Bashkiak, se nuk kanë qenë asnjëherë fizikisht për të këqyrur godinën që kërkojnë ta shembin.

Ndërkohë, aktori Neritan Liçaj, një nga protestuesit më aktivë të kësaj kauze thotë se vendimi ka shkelje, madje mes firmëtarëve është konstatuar edhe nepotizëm.

“Është një vendim i paligjshëm dhe i pavlefshëm se ka shkelje, edhe nga pikëmapja politike është krejt e gabuar. Kemi një kryetar bashkie, këshill bashkiak dhe strukturë bashkiake që është e paligjshme dhe vazhdojnë të shkatërrojnë Tiranën.

Aty ka nepotizëm, se pashë se kishte firmosur drejtori i Teatrit të Vlorës, që në fshehtësi të plotë është kunati i ish ministres Kumbaro që paska ardhur shef i Kulturës në Bashkinë Tiranë”, thotë aktori.

Të fundit