Flash News

KRYESORE

Vendimi për Shullazin/Flet avokati: Akuzat janë të stisura

Vendimi për Shullazin/Flet avokati: Akuzat janë të stisura

Gjykata e Krimeve të Rënda mori vendimin për të dënuar me 55 vite burg në total bandën “Shullazi”. Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.

Meçe tha se akuzat ishin të stisura dhe nuk kurseu as kritikat për gjykatësit e çështjes, duke thënë se ata nuk bëjnë dot dallimin mes të drejtës civile e penale.

“Është fatkeqësi. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata. Duhet të binin edhe këto akuza. Vendimi  s’u dha i arsyetuar. Fatkeqësi është se kjo gjykatë nuk i shpëton dot presionit. Në fushën që operojnë nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale dhe administrative. E konsiderojne një konflikt të pastër civil, si nje veper penale. Akuzat janë të stisura”, u shpreh Meçe.

Të fundit