Flash News

KRYESORE

Vendimi për Shullazin, reagon Ambasada Britanike: Krimi i organizuar vazhdon të përkeqësojë ekonomitë tona

Vendimi për Shullazin, reagon Ambasada Britanike: Krimi i organizuar

Pas dënimit të Emiliano Shullazit me 14 vite burg, ka reaguar Ambasada Britanike në Tiranë.

Në një postim në Facebook, Ambasadori i Britanisë në vendin tonë Duncan Norman shprehet se e përshëndet vendimin e gjykatës, por  thekson se mbetet problematike fakti që krimi i rëndë dhe i organizuar po përkeqëson ekonomitë tona.

Ambasadori Duncan Norman përshëndeti vendimin e gjykatave shqiptare për ta dënuar z. Emiljano Shullazi me 14 vjet burgim dhe dënimet e gjata të burgimit për bashkëpunëtorët e tij. Krimi i rëndë dhe i organizuar vazhdon të përkeqësojë ekonomitë tona, shkatërron jetë dhe dëmton komunitetet tona. Nuk duhet të ketë hapësirë të sigurt për kriminelët e rëndë dhe të organizuar për të vepruar”, shprehet ambasadori.

Të fundit