Flash News

KRYESORE

Vendimi për Teatrin Kombëtar, Dhimitri 'shpërthen' ndaj Ramës: Mendoni se nuk ka zot dhe ka mbetur në duart e kryebashkiakut tuaj monist?!

Vendimi për Teatrin Kombëtar, Dhimitri 'shpërthen' ndaj

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Fatjona Dhimitri ka reaguar ashpër sa i takon kalimit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë dhe tensioneve të fundit për këtë çështje.

Përmes një statusi në Facebook, Dhimitri shkruan se kryeministri Rama po shfrytëzon gjendjen e jashtëzakoshme për të vjedhur në kurriz të shqiptarëve.

Ajo shkruan se rezistenca e artdashësve është mbi etjen e pushtetit.

Reagimi i plotë

“Kryeministri i Rilindjes, ky humbes i madh i vlerave te identitetit kombetar!

Nuk paska fund maskarada e Kryeministrit ne ikje!

Gjendjen e jashtezakonshme e shfrytezon per te mbyllur punet sabotuese ne kurriz te shokeve te tij...

Nuk eshte hera e pare pasimi i topit tek grabitqaret me te cilet ndan pushtetin dhe vjedh milionat qe vjel prej taksapagueseve shqiptar.

Cfare kujtoni ju Z. Kryeminister se Teatri nuk ka zot dhe ka mbetur ne duart e kryebashkiakut tuaj monist?!

TEATRI eshte i artisteve qe kane derdhur talentin e tyre per te lartesuar ne piedestal kulturen shqiptare!

TEATRI mbart historine e nje populli dhe nuk do te mundeni kurre ju diktatori i koheve moderne ta uzurponi ate.

Rezistenca e artdashesve prevalon mbi etjen tuaj te shfrenuar per dhune dhe pushtet!”, shkruan Dhimitri.

Të fundit