All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vendimi për Tom Doshin, çfarë paralajmëroi dy muaj më parë zëdhënësi i DASH në intervistën për Politiko.al

Vendimi për Tom Doshin, çfarë paralajmëroi dy muaj më
All - Paragraf - 1

Deputeti i majtë Tom Doshi është shpallur sot person ‘non grata’ nga SHBA, duke u bërë zyrtari i dytë shqiptar ndaj të cilit aplikohet ky vendim pas ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Megjithatë, kjo lëvizje e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është e papritur pasi ajo ishte paralajmëruar në një intervistë të dhënë për Politiko.al, më 23 shkurt të këtij viti.

All - Paragraf - 3

Gjatë intervistës, zëdhënësi i DASH u pyet nëse do të kishte zyrtarë të tjerë nga Shqipëria për të cilët do aplikohej ‘precedenti Llalla’ dhe përgjigja ishte se “rastet po shqyrtohen në mënyrë aktive”.

“Kur Sekretari merr informacion të besueshëm, se një zyrtar është përfshirë në korrupsion sinjifikativ dhe/apo dhunim të të drejtave të njeriut, ai është i kushtëzuar që ta ‘piketojë’ atë zyrtar dhe anëtarët e familjes së tij duke përdorur klauzolën 7031(c). Ne jemi, në mënyrë aktive, duke shqyrtuar raste dhe do ta përdorim këtë autoritet në mënyrë globale. Në varësi të rrethanave të caktuara, disa prej ‘piketimeve’ bëhen publikisht dhe, disa të tjera, privatisht”, ishte përgjigja e DASH për Politiko.al.

Tensioni gjatë lidhjes direkte, Tom Doshi përplaset me gazetarët: Mos bëni pyetje budallenjsh. A jeni në terezi?

Të fundit