Flash News

KRYESORE

Vendimi për zgjedhjet, Berisha: I marri e publikon sot atë që do shpallë gjykata e “pavarur” nesër

Vendimi për zgjedhjet, Berisha: I marri e publikon sot atë që do

Shkëlzen Berisha  ka komentuar vendimin që pritet të marrë ditën e nesërme Kolegji Zgjedhor për dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve.

Me një status të shkurtër në “Facebook”, Berisha, e quan Ramën të marrë që, sipas tij e publikon sot vendimin që pritet për nesër.

“I marri publikon sot vendimin qe do jape gjykata e “pavarur” neser”, shkruan Berisha.

Më herët, Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, deklaroi se Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetenca të gjykojë dekretin e Presidentit Ilir Meta.

“Edi Rama gënjeu publikisht, kur pohoi për Radio Europa e Lirë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kur aktet e Presidentit të Republikës lidhen me zgjedhjet, këto akte shqyrtohen nga Kolegji Zgjedhor. Praktikisht, ai ka paracaktuar vendimin e Kolegjit”, tha Kaso.

 

“Dekreti shqyrtohet në Kolegjin Zgjedhor”, PD përgënjeshtron Ramën: Ka vetëm një rrugë për ta shpallur të pavlefshëm  

Të fundit