Flash News

KRYESORE

"Vendosim pas 30 korrikut", Bardhi thirrje Ramës: Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin për koalicionet

"Vendosim pas 30 korrikut", Bardhi thirrje Ramës: Prano hapjen

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se fakti nëse listat do hapen ose jo 100% i takon diskutimeve pas 30 korriku, ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Bardhi i ka bërë thirrje Ramës që të pranojë propozimin për hapjen 100% të listave dhe të “tërheqë  amendamentin e njëanshëm nga koalicioni opozitar”.

Ai gjithashtu ka shtuar se frika e Ramës nga zgjedhjet, nuk do të mund të mbajë peng Shqipërinë.

Kujtojmë se përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar propozuan sot në tryezën e Këshillit Politik hapjen 100% të listave, por kjo nuk u pranua nga PS.

Kryeministri Edi Rama reagoi pas kësaj me një shënim të Twitter ku tha: “si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut!”

Postimi i plotë i Bardhit:

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë! #Ditemetemira

Të fundit