Flash News

KRYESORE

"Vendosni Kosovën në hartë", Dua Lipa shkakton zhurmë në rrjete sociale, poston foton Autochthonous

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë nga Kosova, tashmë me famë botërore, ka ngjallur mjaft reagime pas një postimi që ka bërë mbrëmjen e djeshme në rrjetin social Instagram.

Artistja ka publikuar në profilin e saj foton e famshme Autochthonous, me Shqipërine e madhe dhe dy figurat historike të vendit tonë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini.

“Autoktonë, mbiemër. Të një vendi të banuar. Indigjenë të vendosur në vend përpara zbritjes së migrantëve ose kolonistëve”, shkruan Dua Lipa bashkangjitur fotos.

Ky postim lidhet me një çështje mjaft të nxehtë të ditëve të fundit nga Balkanism, një faqe Instagrani e cila ka hapur një peticion teksa i kërkon kompanisë "Apple" të ndajë kufirin në hartë të Kosovës nga Serbia.

Dua i është bashkuar peticionit me 11 mijë firma të mbledhura deri tani, ndërkohë që edhe Rita Ora e disa këngëtarë të tjerë bënë të njëjtën gjë, me thirrjen "Vendosni Kosovën në hartë"

Ky veprim solli një sërë reagimesh të tjera në rrjet, përfshirë këtu dhe atë të këngëtares serbe, Jelena Karleusa.

Të fundit