Flash News

KRYESORE

Venecia i dha ‘jeshilen’ vettingut në politikë, Bylykbashi: Lajm i keq për politikanët mafiozë

Venecia i dha ‘jeshilen’ vettingut në politikë,

Komisioni i Venecias e ka ndryshuar draft opinionin për Shqipërinë duke i hapur rrugë kështu Kuvendit që të kufizojë të drejtën për t’u zgjedhur të kandidatëve për poste të ndryshme politike, qendrore apo vendore.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi e ka cilësuar këtë konfirmim si një lajm të mirë për shqiptarët dhe të keq për politikanët mafiozë, siç i cilëson ai.

“Nga Venecia vjen lajm i mire per shqiptaret dhe i keq per politikanet mafioze‎

Komisioni i Venecias konfirmoi sot kauzen e drejte dhe legjitime te Partise Demokratike dhe Opozitës shqiptare për vetingun politikaneve te lidhur me krimin e organizuar. ‎

Opinioni i miratuar sot nga Komisioni i Venecias percaktoi guiden e detajuar per miratimin perfundimtar nga Parlamenti te amendamenteve kushtetuese dhe ligjin e detajuar qe, ashtu si Dekriminalizimi, do te duhet te largoje politikanet e lidhur me Mafian.

Komisioni i Venecias i ben thirrje mazhorances te ulet ne dialog konstruktiv me Opoziten per miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjit sipas udhezimeve te Komisionit dhe shprehu gatishmerine per te asistuar me tej ne perfundimin e ketij procesi”, shkruan në rrjetet sociale Bylykbashki.

Amendamentet si nismë e Komisionit të Ligjeve të Komisionit të Venecias të mbështetura nga opozita u miratuan pa kundërshtime, sipas burimeve të Politiko.al.

Komisioni në ndryshimet e bëra në draftin e parë saktëson se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur. Sipas Komisionit të Venecias, në varësi të kontekstit politik, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër.

Të fundit