Flash News

KRYESORE

Venecia publikon draft opinionin për ligjin e pronave: I paqartë, rrezikon shkeljen e konventës së të drejtave të njeriut

Venecia publikon draft opinionin për ligjin e pronave: I paqartë,

Komisioni i Venecias ka publikuar sot draft opinionin për ligjin e pronave. Venecia e ka konsideruar të paqartë këtë ligj dhe ka kërkuar korrigjimin e tij pasi mund të çojë në shkeljen e konventës së të drejtave të njeriut.

Në veçanti, paqartësitë janë hasur në nenet 7 dhe 9 të projektligjit për shkak të ‘mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve’.

Komisioni ka dhënë rekomandimet dhe propozimet e tij për ndryshimin e disa pikave të ligjit.

“Projektligjit në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve.

Ekziston një rrezik i lartë që p/ligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare.

Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, shkruhet në draft opinionin e Komisionit të Venecias.

Të fundit