Flash News

KRYESORE

Venera dhe Lindi nuk kanë realizuar ende ceremoninë e fejesës për shkak të familjarëve

Venera dhe Lindi nuk kanë realizuar ende ceremoninë e fejesës

Venera Lumani dhe Lindi Islami prej disa vitesh po përjetojnë historinë e tyre të dashurisë që nisi në "The Voice of Albania". Lindi është treguar një xhentil i vërtetë kur i propozoi asaj në Barcelonë dhe Venar ka rrëfyer që as nuk e ka pritur pasi bashkëjetonin prej shumë kohësh.

Por edhe pse propozimi është bërë, familjarët ende nuk janë mbledhur për shkak të gjendjes shëndëtësore të gjyshërve të Venerës.

E ftuar në emisionin "Rudina", Venera ka treguar me lot në sy:

“Akoma nuk kemi bërë një darkë familjare për të mbledhur dy familjet. Fejesa erdhi shumë shpejt, nuk e mendoja kurrë sepse ne bashkëjetonim. Ndërsa, dasmën do e realizojmë më vonë. Arsyeja përse ende nuk e kemi realizuar një festë për fejesën, është gjendja shëndetësore e gjyshërve të mi. Ata nuk janë mirë (përlotet). Jam shumë e lidhur me gjyshërit, sepse jam rritur me ta. Mami dhe babi kanë pasur obligimet e tyre dhe unë kam qenë gjithë kohës me ta.” 

Të fundit