Flash News

KRYESORE

Venera tregon për marrëdhënien me vjehrrën, prindërit i kërkojnë një nip ose mbesë

Venera tregon për marrëdhënien me vjehrrën, prindërit i

Këngëtarët e njohur Venera dhe Lindi janë  një kompozim  shumë i bukur, por ajo që i bënë më të bukur  është edhe marrëdhënia e mirë që kanë me anëtarët e  familjeve përkatëse.

Në një intervistë për “Thumb”, Venera tregon për raportin e saj me vjehrrën. Ajo shprehet se  marrëdhënia midis tyre është si nënë e bij.

“Aaa, super, shumë e mirë, shumë e mirë. Mamaja e Lindit ka një vajzë, domethënë motra e Lindit është një super vajzë dhe super shoqja ime, kështu që jemi bërë dy vajza tani për mamin e Lindit”

Ndërsa në lidhje me projektet e ardhshme të çiftit, dhe nëse prindërit u kanë kërkuar dasmë apo fëmijë këngëtarja përgjigjet se nuk ka asnjë të re prej tyre  pavarsisht se aa janë në pritje të një nipi apo mbese.

“Për të martuar jo, por thonë që ‘po plakemi, na bëni një nip, na bëni një mbesë’. Por kam përshtypjen se ata e dinë vetë që ne do bëjmë atë që është më mirë për ne dhe familjen tonë të ngushtë”,- u shpreh Venera.

Të fundit